Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për numrin e studentëve të cilët do të regjistrohen në vitin e ri akademik.
Postimi i tij i plotë:
Prita sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës, me të cilët bisedova për kërkesat e universiteteve lidhur me numrin e studentëve, të cilët do të regjistrohen në vitin e ri akademik.
Theksova se është në proces shqyrtimi i kërkesave zyrtare nga universitetet për caktimin e numrit të studentëve, për çka së shpejti do ta kenë përgjigjen në këto kërkesa.
Gjithashtu, theksova se miratimin e kërkesave të universiteteve publike për numrin e studentëve, MAShT e bën duke u bazuar në vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, respektivisht Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...