Ministri britanik i mbrojtjes, Mark Lancaster, ka deklaruar se Britania e Madhe do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës, përmes misionit të NATO-s.
Duke folur në një event të Muzeut të Ushtrisë Kombëtare, Lancaster tha se e kujton pritjen e ëmbël që i ka bërë Kosova 20 vjet më parë.
“E mbaj mend mirë se si më pritën kosovarët 20 vjet më parë kur shkova atje. Kjo shoqëri nuk harrohet nga asnjë vend, kështu që ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë për stabilitet në rajon”, tha ai.
Kujtojmë se KFOR-i në Kosovë përbëhet nga trupa që vijnë nga rreth 30 vende, duke përfshirë këtu SHBA-në, Italinë, Turqinë dhe Poloninë.
Ndërsa, trupat e Britanisë kanë ndihmuar në përmirësimin e aftësive të zbulimit, vëzhgimit si dhe forcës së këtij misioni.
Misioni i NATO-s në Kosovë është një prej misioneve më të gjata paqeruajtëse në histori, kurse këtë vit shënoi 20 vjetorin e intervenimit në vend.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...