Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta refuzoi sot të dekretojë ligjin për koncesionet dhe Partneritetin publiko- privat duke e kthyer atë për diskutim në Kuvend.
Sipas Presidentit, ligji është klientelist dhe cenon interesin publik.
Presidenti kerkon shfuqizimin e neneve 17 dhe 18 të ndryshuara nga Kuvendi duke argumentuar se këto dy nene shtyjnë hyrjen në fuqi të kufizimeve që vendosen në dhenien e kontratave koncesionare me partneritet publik privat. Presidenti kërkon rishikimin tërësor të neneve sepse ato cënojnë interesin publik dhe krijojnë hapësirën e nevojshme për të prodhuar sërish pasoja dhe qellime klienteliste.
Sipas shpjegimit të kreut të shtetit ligji i ndryshuar vetëm 24 orë para votimit ka pësuar ndryshime në nenet 17 dhe 18 me qëllim që këto kufizime të shtyhen për një periudhe kohe edhe me 3 muaj të tjerë. Edhe pse kërkesa e deputetit nuk ishte e justifikuar, sa i takon qëllimit real dhe objektiv se përse kërkohen realisht këto amendamente, sërish Kuvendi e pranoi këtë kërkesë dhe me votimin e neneve të ndryshuara u hap edhe një herë rruga që koncesionet të aplikohen pa kufizim edhe për 3 muaj të tjerë, shkruan Tch, transmeton Klan Kosova.
Pra me ndryshimet që pësuan nenet 17-18 të ligjit, kontratat koncesionare do të vazhdojnë të jepen pa kufizim, për çdo lloj fushe, pasi afati u shty nga data 1 korrik 2019 që ishte planifikuar, në datën 1 tetor 2019. Sipas Presidentit, duke shtyrë afatin e kufizimeve që vendos ligji i ri, për një datë të mëvonshme 1 tetor 2019, Kuvendi në kundërshtim me interesin publik krijon një mundësi të re që çdo kërkese për koncesion, që paraqitet deri në 1 tetor 2019, të shqyrtohet dhe të pranohet nga qeveria shqiptare, pa asnjë kufizim sërish me ligjin e vjetër.
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...