Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Besnik Shkodra për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par 1 pika 1.8 të KPRK-së dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374/1 të KPRK-së.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit Besnik Shkodra, i është caktuar masa e paraburgimit prej datës 28.02.2019 deri me datë 28.03.2019.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.02.2019 rreth orës 11:30 në Prishtinë, i pandehuri B.SH pas disa mosmarrëveshjeve ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.J duke shtënë me armë zjarri, i cili pas plagëve të marra kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është caktuar masa së paraburgimit kundër të pandehurit B.SH pasi që i njëjti dyshohet për vepër të rëndë penale, andaj po të gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në komunikatën për media/
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...