Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka deklaruar se LDK nuk ka kryetarë dhe se po udhëhiqet me shtatë krena.
Tërmkolli ka shkruar ne facebook, se është komoditet tepër i madh për LDK-në, për Kosovën që në këto rrethana politike, sipas saj ndoshta edhe më të rënda se ato në 99-ën, LDK të gjendet pa kryetar, pa strategji vepruese, pa orientim të qartë për vendin.
Shkrimi i plotë:
LDK, koha për veprim!
LDK nuk ka kryetar! Nominalisht po, realisht jo. Kushdo që pretendon të kundërtën, bën veҁ hipokritin dhe tregon qyqarllëk. LDK, po udhëhiqet “me shtatë krena”, që do të thotë me asnjë, me askënd. Nëse është ndryshe, le të argumentojë kush të dojë.
Është komoditet tepër i madh për LDK-në, për Kosovën, që në këto rrethana politike, ndoshta më të rëndat pas vitit 1999, LDK të gjendet pa kryetar, pa strategji vepruese, pa orientim të qartë për vendin! As qeveria, as politikat skajshmërisht të dëmshme të Presidentit aktual a kujtdo ҁoftë, nuk “rrëzohen” me LDK-në, në gjendjen në të cilën është, me deklarata “ad hock” e të vakëta të ndonjë zyrtari të saj.
Përgjegjësia politike historike, nuk bie vetëm mbi ata që veprojnë dëmshëm. Përgjegjësia, në veҁanti bie mbi ata që supozohet se mund të bëjnë mirë, siҁ mund të bëjë LDK-ja, e që nuk veprojnë. Një përgjegjësi të tillë, udhëheqja aktuale “kolektive” e LDK-së, nuk ka të drejtë t’ia faturojë LDK-së. Është faturë e rëndë për një parti nacionale, demokratike e orientimit perëndimor, themeluese e shtetit të pavarur, vazhduese e filozofisë politike kombëtare të Presidentit Rugova.
Urtia është vlerë, dije, guxim, atdhetari, veprim e jo dobësi, ligështim, shtrirje e qafës para të keqes.
LDK, është koha të ngjallet, ta ruajë e ta mbrojë shtetin, vlerat nacionale demokratike, me të gjithë përkrahësit, brenda e jashtë dhe me të gjithë miqtë e Kosovës!./arbresh.info/
Pse u nda nga Lela? Flet Leo për herë të parë
Vetaksident në Komoran, lëndohet një grua
Plagoset me armë zjarri një person në Pejë
Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri
Rahoveci “demolon” Pejën, ia shkakton humbjen e dytë radhazi
Shënoi gol pas katër vitesh në Premier League – Hender...