Kjo është një fushate rajonale për qytetari aktive të Romëve, në vende të cilat janë duke përjetuar probleme me përfshirjen e tyre. Ajo synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndryshimin e qëndrimeve kundrejt përfshirjes së Romëve, si dhe për të kapërcyer pengesat që has proçesi i integrimit të Romëve në shoqëri.
Pjesë kyçe e kësaj fushate është konkursi “Kryetari Bashkisë më Miqësor me Romët” i cili po zhvillohet paralelisht në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi. Kryetarët e Bashkisë të cilët do të fitojnë konkurset në vendet respektive; Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Maqedoni, Bosnjë e Herzegovinë dhe Turqi, do të marrin pjesë në aktivitetet e Javës Rome, tetor 2019, ku do të kenë mundësinë të takohen me përfaqësues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme e Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim (DG NEAR), të Komisioni Evropian.
Kjo fushatë do të fuqizojë dialogun mes komunave dhe komuniteteve Rome duke bërë të dukshme praktikat më të mira. Përzgjedhja e “Kryetarit të komunës më miqësor me Romët” mund të ndihmojë komunitetet për të bërë realitet vizionin e tyre, se si komunat dhe komuniteti Rom mund të bashkohen e të ndërmarrin një dialog mes palëve të barabarta.
Fushata do të fokusohet mbi shembujt pozitivë të Integrimit të Romëve. Për më tepër, kjo garë përmes kritereve të vlerësimit, do të theksojë filozofinë e këtij projekti mbi fuqizimin, mobilizimin dhe dialogut të barabartë mes autoriteteve lokale dhe komuniteteve Rome.
Konkursi do të jetë i hapur për aplikime nga data 08 Prill 2019, deri më 06 shtator 2019, dhe do të zgjedhë në mënyrë të paanshme dhe demokratike kryetarin e komunës i cili me përpjekjet dhe punën e tij ka ndihmuar në integrimin e komunitetit Rom në zonën e tij si dhe në shoqërinë shqiptare. Aplikimet do të vlerësohen nga një juri e paanshme e cila do të përbëhet nga anëtarë Rom dhe jo Rom.
Partnerët e projektit “Iniciativa e Përbashkët për Fuqizimin e Shoqërisë Civile të Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” do të kryejnë sesione informuese lokale dhe takime për të informuar më tej komunat e interesuara për fushatën dhe konkurrencën
Dokumentet për Aplikim
Formati i aplikimit dorëzohet me postë në adresën e Voice of Roma, Ashkali and Egyptians; Rr.Milosa Obilica, Graçanicë, 10500 Prishtina, Kosova, ose në e-mailin e organizatës: [email protected], deri më datën 06 shtator 2019, ora 23:59.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Nismë e përbashkët për fuqizimin e Shoqërisë Civile Rome në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” (JIERCSWBT). I cili është një projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian. /arbresh.info/
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Ko...
Real Madrid po e monitoron Vitinhan dhe Enzon, por ka një pr...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog