Sipas tyre, pickimi nga rriqrat ka ndodhur si pasojë e qëndrimit në livadhe të pakositura, në shkurre dhe në stalla, si dhe si pasojë e veshmbathjes joadekuate, shkruan Gazeta “Zëri”.
Përndryshe, numër i madh i të pickuarve nga rriqrat është paraqitur edhe në komunën e Prishtinës. Sipas drejtorit të Shëndetësisë në këtë Komunë Bujar Gashit, deri tani rreth 550 persona në këtë komunë janë pickuar nga rriqrat.
