Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka përuruar fillimin e punimeve të projektit ” Ndërtimi i shtratit të lumit Janjevë”, projekt ky i cili financohet nga MMPH-ja në vlerë prej 400 mijë euro.
Gjatë kësaj ceremonie, ministri Matoshi tha se investimet në rregullimin e shtratit të lumit në Janjevë do të përmirësoj jetën e komunitetit të këtij fshati.
” Ky projekt ka dobi për Janjevën dhe komunitetin e saj për shkak se do të ndikojnë në evitimin e rrezikut nga vërshimet e mundshme dhe do të krijojnë mundësinë e zhvillimit të qëndrueshëm duke balancuar kështu aspektin ekonomik, social dhe mjedisor në fshat. Ky projekt parasheh pastrimin e lumit dhe rregullimin e tij”, deklaroi ministri Matoshi.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe nënkryetari, Fauz Xhemajli, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, të cilët falënderuan ministrin Matoshi dhe MMPH-në për investime në komunën e tyre. /arbresh.info/



“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës