Në një vizitë zyrtare që po e zhvillon ministri malazez për Punë të Jashtme Srdjan Darmanoviq është takuar me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh kryediplomatin Behgjet Pacolli.
Pas takimit Darmanoviq ka folur për një sërë çështjesh siç është dialogu i Serbisë me Kosovën, ku tha se ata e mbështesin këtë dialog dhe shpresojnë që të arrihet marrëveshje mes tyre, raporton arbresh.info.
“Mali i Zi është i përkushtuar në stabilitetin i cili është i lidhur me BE-në. Sigurisht do gjenerojmë sukses ekonomin në të gjitha vendet. E mbështesim edhe dialogun Kosovë Serbi, dy anët duhet të arrijnë një marrëveshje. Ne sot kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve. Kemi diskutuar është për shumë çështje, shpresojmë që komiteti jonë malazez të njihet në kushtetutë”, tha ai./arbresh.info/
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?