Ndaj vendosjes së taksës prej 100 përqind për mallin serb dhe boshnjak, përmes një shkrimi drejtuar mediave ka reaguar edhe shoqata e malazezëve të Kosovës.
Sipas tyre, tarifat e imponuara nga autoritetet e Kosovës për importet e produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe tensionet e sapo lindura, kërcënojnë edhe familjet e malazezëve në Kosovë.
“Futja e masave të tilla radikale, kur në anën tjetër kërkohet pajtimi historik dhe marrëveshja, mund të kthehen si bumerang vetëm për qytetarët e Kosovës. Pasojat e një politike të tillë mund të jenë afatgjata, të prodhojnë izolim, kolaps ekonomik, krizë sociale, trazira dhe madje konflikte të armatosura. Fëmijët tanë nuk e meritojnë një të ardhme të tillë”.
“Për shkak të gjithë kësaj, ne bashkohemi me kritikët e taksave të imponuara dhe ftojmë të gjithë faktorët relevantë në Kosovë që përmes dialogut të brendshëm sa më shpejt që të jetë e mundur ta kapërcejnë situatën e sapo dalë dhe pas kësaj, së bashku me Serbinë, të bëjnë gjithçka për të arritur marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet mes tjerash në reagimin e kwtij komuniteti.
Ata po ashtu tërheqin vërejtjen se duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin që koha po mbaron dhe se fuqitë e mëdha nuk do të kenë shumë durim dhe mirëkuptim me ne për një kohë të gjatë./arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...