Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në Tiranë ka kërkuar nga të gjitha vendet e rajonit dhe nga Bashkimi Evropian që t’i bëhet presion Serbisë për implementimin e marrëveshjes së energjisë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili po merr pjesë në “Tirana Connectivity Forum”, të organizuar nga Cooperation and Development Institute ka kërkuar që të bëhet presion ndaj Serbisë për implementimin e marrëveshjes së energjisë duhet të vijë nga të gjitha palët dhe jo vetëm nga Kosova
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Lluka ka bërë të ditur po ashtu se, integrimi rajonal në fushën e energjisë është i një rëndësie të veçantë pasi që siç ka shkruar Lluka, kjo ndërlidhet direkt me zhvillimin ekonomik të rajonit.
Sipas tij, pa implementimin e marrëveshjes energjetike nga ana e Serbisë në raport me Kosovën, kjo përpjekje e integrimit do të dështoj, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë i Llukës pa ndërhyrje:
Presioni ndaj Serbisë për implementimin e marrëveshjes së energjisë duhet të vijë nga të gjitha palët dhe jo vetëm nga Kosova .
Këtë kërkova sot gjatë qëndrimit tim në Tiranë, ku morra pjesë në Tirana Connectivity Forum të organizuar nga Cooperation and Development Institute në panel me temë Integrimi Rajonal Energjetik
.
Aty potencova rëndësinë e integrimit rajonal në fushën e energjisë që ndërlidhet direkt me zhvillimin ekonomik të rajonit, por, gjithashtu thashë se pa implementimin e marrëveshjes energjetike nga ana e Serbisë në raport me Kosovën, kjo përpjekje e integrimit do të dështoj.
Prandaj edhe kërkova që fokusi kryesor i rajonit dhe Bashkimit Evropian
duhet të jetë tek presioni ndaj Serbisë në
implementim të
marrëveshjes.

Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut