Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për taksën e re prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Limaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se vendosja e taksës, ndonëse e vonshme, ishte e domosdoshme.
Sipas Limajt, Serbia e Bosnja e kanë shfrytëzuar Kosovën gjatë viteve të fundit.
Ai ka thënë se për taksën, Qeveria e Kosovës ka vendosur e vetme – dhe se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, s’ka qenë në dijeni.
“Nuk besoj se Thaçi ka qenë i informuar për vendosjen e taksës”, është shprehur Limaj.
Rusia nuk ka gjasa të bjerë dakord për një marrëveshje paqej...
Jalen Johnson prezantohet tek Rahoveci
Mblidhen 1.2 milionë euro donacione për heroin e sulmit në A...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në përurimin e Akseleratori...
Alarm nga Finlanda: Rusia do të zhvendosë ushtrinë drejt kuf...
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...