Limaj ka thënë se presin nga LDK e VV të bashkohen në këtë delegacion.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i mandatuar nga Qeveria e Kosovës në krye të delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë ka thënë se mandati i këtij delegacioni është i qartë. Limaj ka thënë se si delegacion ata mirëpresin çdo ide të mirë. Ai ka paralajmëruar se nga nesër ata do të fillojnë punën edhe zyrtarisht. Limaj thotë se tani Kosova ka një adresë ku mund të drejtohen idetë.
Kryetari i Nismës ka thënë se nuk e përjashtojnë askënd si delegacion, përkundrazi ky delegacion Limaj thotë se duhet shihet si unifikim i Kosovës karshi Serbisë.
“Ne punojmë në bazë të rezolutës dhe Kushtetues kjo është detyra jonë. Ne do të kemi takime me krerët të institucioneve për të parë deri ku kanë shkuar negociatat. Ne ende nuk kemi propozim formal nga Serbia. Të shkojmë radhazi e kemi marr një detyre dhe përgjegjësi. Është lajm i mirë. Ne sonte nuk mund të themi asgjë pa parë dokumentacionet pa i analizuar. Ne presim nga presidenti të na jep krejt dokumentacionin dhe të bëjmë një analizë siç po shkon”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.
Më tutje, Limaj ka thënë se presin nga LDK e VV të bashkohen në këtë delegacion.
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...