Kryetari i Nisma-s Social Demokrate, njëherësh zv/kryeministri i vendit, Fatmir Limaj ka kujtuar masakrën e Reçakut, me rastin e 20 vjetorit të ditës së saj.
Sipas tij, kjo masakër është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët.
“Ata synonin shfarosjen, shkatërrimin dhe largimin e njerëzve tanë nga vendi ynë”, ka shkruar Limaj
Postimi i plotë:
20 vite me parë, në Reçak forcat policore serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë, e cila tronditi edhe opinionin ndërkombëtar.
Në këtë ditë kujtojmë me pitet dhe krenari 45 qytetarë burra e gra, fëmijë e të moshuar të cilët u masakruan barbarashit nga ana e forcave serbe.
Masakra e Reçakut është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët. Ata synonin shfarosjen, shkatërrimin dhe largimin e njerëzve tanë nga vendi ynë.
Shqiptarët do t’i jenë përgjithmonë falënderues ambasadorit William Wallker i cili I sensibiizoi botën për krimin që po kryenin serbët mbi njerëzit e pafajshëm në Kosovë. Masakra e Reçakut mobilizoi botën demokratike për t’i dal në krah Kosovës.
Kosova do t’i nderoje dhe kujtoj përgjithmonë dëshmoret dhe martirët jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm.
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kombit.
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...