Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të mërkurën vizitoi qytetarët e Vitomiricës, nga të cilët ka dëgjuar kërkesat për projektet infrastrukturore që kanë nevojë për intervenim nga MIT-ja në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Ai u premtoi banorëve të këtij fshati, se rrugët që i vizituan do të ndërtohen nga MIT dhe ato do të realizohen me gjithë infrastrukturën përcjellëse, në mënyrë që komuniteteve që jetojnë në harmoni të plotë këtu t’u mundësohet jetesë më e mirë dhe eliminim i pengesave në zhvillimin e bizneseve që ata posedojnë.
Lekaj shtoi se të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kërkesat e tyre legjitime për intervenim në projekte infrastrukturore të domosdoshme do të gjejnë mbështetje nga Qeveria Haradinaj përkatësisht ministria që ai e drejton.
Për realizimin e projekteve të deritashme, banorët që jetojnë në këtë fshat, ministrit Lekaj i ndanë falënderim për kontributin e dhënë në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës së komuniteteve që jetojnë në Vitomiricë./arbresh.info
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...