Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nxitur Kosovën që të lëshojë një ultimatum për njohje të pavarësisë nga Serbia në fillim të këtij marsi.
“Pak ditë më parë, në fillim të marsit, Prishtina prezantoi platformën për bisedime, e cila nuk është asgjë më shumë sesa një ultimatum për njohje dhe që thotë se pavarësia e Kosovës duhet të njihet pa asnjë kusht dhe serbët nuk mund të kenë të drejtë të ndikojnë në këtë vendim”, citohet të ketë thënë Lavrov, shkruan TAAS.
“Uashingtoni këtë e “gëlltiti”. Unë besoj se ata kanë inkurajuar Prishtinën që të ndërmarrë këtë hap të pamatur”.
Kryediplomati rus ka thënë se vendet evropiane nuk janë shprehur lidhur me platformën pasi që thekson se nuk mund të kenë ndikim mbi Kosovën. Ai ka shtuar se Prishtina shpërfillë përpjekjet e BE-së për përmirësim të marrëdhënieve në mes të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Ai ka theksuar se në vitin 2008 vendet Perëndimore njohën pavarësinë e shpallur njëanshëm nga Kosova për të justifikuar, siç shton, agresionin e NATO-së kundër ish Jugosllavisë.
“Askush s’po sulmonte askënd. Sidoqoftë, qëndrimet e Perëndimit që kanë qenë të detyruar që ta njohin pavarësinë e Kosovën me arsyetimin e serbët po kërcënonin shqiptarët e Kosovës janë absolutisht të pabazuara”. /klankosova
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...