Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se Rusia e përshëndet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka bërë thirrje që marrëveshjet që arrihen nga ky dialog të zbatohen.
“Është e nevojshme të respektohen parimet e rezolutës 1244. Ne e përshëndesim dialogun e drejtpërdrejtë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit por më e rëndësishme është që ajo që arrihet përmes dialogut të realizohet vërtetë”, ka thënë Lavrov, gjatë një vizite që po realizon të premten në Bosnje- Hercegovinë.
Ai ka theksuar të gjithë lojtarët e Jashtëm në Ballkan nuk duhet të krijojnë ndonjë situatë konflikti dhe se asnjëri nuk duhet të mendojë se vetëm ai ka të drejtë të merret me situatën në Ballkan dhe të tjerët jo.
Pas takimeve me autoritetet e Bosnje Hercegovinës, Lavrov ka thënë se Rusia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Bosnje Hercegovinës.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...