Ky është raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës

09:12 | 28 Korrik 2019
A Z

Ky është raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

Pak çaste më parë Policia e Kosovës ka publikaur raportin 24 orësh në të cilin janë paraqitur ngjarje nga rajone të ndryshme të vendit.

Më poshtë ju sjellim të plotë raportin e PK-së:

RAJONI I PRISHTINËS LËNDIM I RËNDË TRUPOR Podujevë 27.07.2019-02:27. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, dy prej tyre me nënshtetësi të huaj, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR
Graqanicë 27.07.2019-00:15. Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar vetura me targa KS që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Serb për shkak të sjelljeve arrogante, ndërsa pasagjeri po ashtu mashkull K-Serb ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

ARMËMBAJTEJ PA LEJE
Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë 27.07.2019 – 22:01. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjate një ahengu familjar ka shtënë me armë në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë (revole me gaz) një karikator me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

KANOSJE
Prishtinë 27.07.2019-03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

ZJARR
Rr. Dervish Rozhaja, Prishtinë 27.07.2019-06:39. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se si pasoj e një defekti elektrik i është përfshi nga zjarri shtypshkronja. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë 27.07.2019- 17:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

* Rr. Tirana, Prishtinë 27.07.2019 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjate kontrollit iu ka gjetur dhe konfiskuar një cigare substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.

* Rr. Dritan Hoxha, Prishtinë 27.07.2019 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjate kontrollit iu ka gjetur dhe konfiskuar 0.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt.

DHUNIM
Veternik, Prishtinë 27.06.2019-10:00. Lidhur me rastin me datë 27.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

VJEDHJE E RËNDË
Shtime 27.07.2019 – 22:25. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë tij dhe i kanë vjedhur një revole me leje, dy karikator dhe (pesëdhjetë) copë fishekë, një sasi ari vlera për momentin nuk dihet dhe një telefon mobil vlera nuk i dihet.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Lagje Kurilla, Prizren 26.07.2019 – 22:20. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari (i mitur) mashkull K-Shqiptar pasi që kishte therur me thikë viktimën (të mitur)mashkull K-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, viktima është hospitalizuar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE
Rr. Dragash-Prizren, Dragash 27.07.2019 – 17:00. Raportohet për një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të dy automjeteve me targa vendore. Në aksident pos dëmeve materiale pesë persona katër femra dhe një mashkull K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Pejë 26.07.2019-23:30. Viktima mashkull K-Shqiptar roje në parkingun e një diskoteke, ka njoftuar se ka dëgjuar dy shpërthime dhe disa të shtëna armesh. Si pasoj e të shtënave i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuar disa vetura.

SHTËRNGIM
Fsh. Zallq, Istog 21.07.2019-19:00. Lidhur me rastin me datë 27.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Kamenicë, Istog 28.07.2019 – 00:40. Bazuar në urdhëresën e Gjykatës është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

RAJONI I GJAKOVËS INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË FAMILJARE
Gjakovë 26.07.2019-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

RAJONI I MITROVICËS INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE/ARMËMBAJTJE PA LEJE

Skenderaj 27.07.2019-11:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka kanosur me armë viktimën mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë Zoraki me një karikator dhe pesë fishek të kalibrit 7.65 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

POSEDIM NARKOTIKËVE
Stadiumi “Adem Jashari” Mitrovicë 27.07.2019 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjate kontrollit iu ka gjetur dhe konfiskuar substancë 2.61 grame dyshuar narkotike e llojit marihuanë me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt.

RAJONI I MITROVICËS – VERI INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I NARKOTIKËVE

Vushtrri 27.07.2019-17:40. Me vendim të gjykatës është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar ku janë gjet dhe konfiskuar (dymijë katërqind) 2400.5 gram marihuanë, 34.3 gram fara të kanabisit, një palë pranga, tetë fishekë të kalibrit 7.62, nje sprej. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

POLICIA KUFITARE INCIDENTET KRIMINALE
KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Zubin Potok 27.07.2019-10:45. Njësiti patrullues ka ndaluar veturën Xhip me targa të një shteti të huaj që drejtohej nga i dyshuari mashkull Boshnjak pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt ndërsa vetura i ndalohet përkohësisht.

TREGTI E NDALUAR
Leposaviq 27.07.201 – 21:55. Raportohet se njësia policore ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj Boshnjak shtetas të Serbisë të cilët me një kombi transportonin rreth 600 kg domate pa dokumentacion përcjellës. Me vendim të prokurorit rasti inicohet në procedurë të rregullt.

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale
000
Aksidente me të lënduar
026
Aksidente pa të lënduar
057
Tiketa trafiku të shqiptuara
1021
Arrestime
020

Në mbajtje
015
Në vuajtje të dënimit
000

Shpërndaje në rrjete sociale