Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar ndaj seancës që është mbajtur dje për dialog. Kurti ka shkruar se ende pa u bërë gjashtë orë nga miratimi i tri ligjeve të cilat e bënë Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe me FSK të avansuar drejt ushtrisë, u mblodhën nënshkrimet për seancë urgjente për normalizim me Serbinë.
Kurti ka shkruar se për udhëheqësit më i rëndësishëm është dialogu me Serbinë sesa punësimi, drejtësia, arsimi e buxheti i ri për FSK-në.
“Ende pa u bërë gjashtë orë nga miratimi i tri ligjeve të cilat e bënë Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe me FSK të avansuar drejt ushtrisë, u mblodhën nënshkrimet për seancë urgjente për normalizim me Serbinë. Punësimi e drejtësia, arsimi e shëndetësia, buxheti i ri për FSK-në, të gjitha këto presin, ama dialogu me Serbinë është çështje urgjente, thanë mbrëmë! Kush donte ta zvogëlonte entuziazmin popullor për ushtrinë në Kosovë? Paj, askush si Serbia. Ishte çështje urgjente kjo. Andaj shpejt u shtrinë”, ka shkruar Kurti.
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...