Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Ai i ka shprehur falënderime këtij të fundit për qëndrimin e shtetit gjerman,në veçanti të kancelares Angela Merkel, kundër korrigjimit të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kurti falenderoi Ambasadorin Heldt për qëndrimin parimor dhe të fortë të Kancelares Angela Merkel në mbrojtje të shtetësisë dhe integritetit te Kosovës”, thuhet në komunikatën.
Kurti i ka treguar ambasadorit edhe për kundërshtimin e VV-së ndaj procesit të dialogut që po udhëhiqet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke thënë se shkëmbimi i kufijve i ka inkurajuar pretendimet e Serbisë në Kosovë.
Sipas tij, ky diskurs politik mund të nxisë edhe tensione dhe destabilizim të situatës.
“Ne (VV) e mbajmë përgjegjës Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për dhunën që mund të shfaqet”m thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...