Kryekuvendari, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje përfaqësueve të gjitha partive politike, për përgjegjësi në mbrojtje të territorit.
Ai ka kërkuar nga opozita që t’i lejë anash inatet, ngase, sipas tij, kundërshtar të vetëm Kosova e ka Serbinë.
“Thërras për ndërgjegje dhe përgjegjësi në mbrojtje të territorit. Ne kemi aktualisht vetëm një kundërshtar dhe ajo është Serbia. Nuk duhet të gjejmë kundërshtar mes vete”, theksoi Veseli, pas një aktiviteti që e kishte në fshatin Llashticë të Gjilanit, për mbjelljen e fidanëve, transmeton Klan Kosova.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...