Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturave të larta që mbizotëruan mbi vendin tonë këtyre ditëve, po ju vie fundi.
Sipas IHMK-së, kjo si pasojë e fuqizimit të masave ajrore me origjinë nga veriperëndimi i Kontinentit dhe vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do të shfaqen ditën e premte, për të vazhduar edhe gjatë vikendit.
“Rrezet e diellit të cilat do të shfaqen në orët e hershme, gjatë ditës do të mbulohen nga vranësirat e dendura të cilat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu, e me rënien e temperaturave, reshjet e shiut në shumë territore do të transferohen në formë dëbore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Shtypja ajrore edhe pse do të ketë rënie, sërish mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, mesatare deri e fortë, ku në disa vende në Dukagjin mund të arr ijë deri në 15m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, kjo shpejtësi parashihet të arrijë deri 12m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Thaçi intervistohet nga gazetari gjerman, Michael Martens
Dibrani: Të burgosurit nga Danimarka pritet të vendosen në G...
Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet ...
Hiqen tabelat serbisht në Leposaviq, vendosen ato në gjuhën ...
Shitjet e Tesla-s kanë shënuar ‘rënie drastike’ në Norvegji