Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në 29 vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ka theksuar se “jemi krenarë të gjithë ne që kemi pasur rastin t’i njohim personalisht”.
“Sot janë bërë 29 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, por dhembja dhe krenaria për ta, jetojnë me ne. Jemi krenarë të gjithë ne që kemi pasur rastin t’i njohim personalisht. Ata ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do të harrojmë asnjëherë sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Kujtojmë:
Sot është shënuar 29 vjetori i rënies së dëshmorëve, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, të cilët u vranë në bodrumin e një banese në Lagjen ”Bregu i Diellit”, në Prishtinë. Familjarët e tyre shprehen krenarë për veprën dhe frymën për lirinë që lanë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu për gjeneratat e reja. Megjithatë, ata konsiderojnë se institucionet e vendit nuk kanë bërë aq sa duhet për dëshmorët dhe familjarët e tyre
Më 2 nëntor 1989 kur u vranë, Afrim Zhitia ishte 24 vjeç, ndërsa Fahri Fazliu 27 vjeç. Homazhe janë bërë edhe në fshatin Llugë të Podujevës, pranë obeliskut të heroit Afrim Zhitia, si dhe te përmendoret e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu, në fshatin Llaushë të Podujevës.
Për të nderuar veprën dhe sakrificën e heronjve, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, në 29 vjetorin e rënies së tyre, homazhe kanë bërë edhe krerë të institucioneve shtetërore, pikërisht te vendi ku ata ranë në një ballafaqim të drejtpërdrejtë që patën kundër forcave policore ushtarake serbo – jugosllave. Po ashtu në këtë përvjetor, në ambientet e Qeverisë së Kosovës është lansuar edhe pulla postare për heronjtë, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...