Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin vjetor ka evidentuar se kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Hortikultura” në Prishtinë, zyrtarit kryesor financiar, sekretarit të përbashkët dhe auditorit të brendshëm nga viti 2015 u kishte skaduar kontrata dhe ata vazhdojnë ta ushtrojnë punën e tyre.
Sipas ZKA-së, zyrtari i prokurimit ishte pa kontratë të marrëdhënies së punës që nga viti 2010, por kishte vetëm një vendim i cili nuk ka afat kohor, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Një numër jo të vogël të shkeljeve ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të cilat kanë ndodhur nëpër ndërmarrjet publike qendrore e lokale gjatë vitit 2017.
Në raportin vjetor ZKA-ja ka gjetur se në ndërmarrjen komunale në Prishtinë “Hortikultura” zyrtarit kryesor financiar, sekretarit të përbashkët dhe auditorit të brendshëm nga viti 2015 u kishte skaduar kontrata dhe ata vazhdojnë ta ushtrojnë punën e tyre.
“Sipas Ligjit të Punës, kontratat me afate të caktuara kanë të përcaktuara afatin kohor të marrëdhënies së punës. Gjatë testimeve tona kemi vërejtur se kontratat e katër zyrtarëve të lartë të ndërmarrjes: kryeshefit ekzekutiv, zyrtarit kryesor financiar dhe të thesarit, sekretarit të përbashkët dhe auditorit të brendshëm nga viti 2015 u kishte skaduar kontrata dhe ata vazhdojnë ta ushtrojnë punën e tyre. Mosripërtërija e kontratave të këtyre zyrtarëve ka ndodhur për shkak të mungesës së Bordit të Drejtorëve”, thuhet në raportin e ZKA-së.
53 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, brenda 24 o...
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...