Kryeparlamentari, Kadri Veseli, tha se po përjetësohen tre baballarët e kombit me rastin e përurimit të shtatoreve të Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit, në Kompleksin Monumental të Lidhjes së Prizrenit.
“Dite e veçantë. Sot po përjetësojmë tre baballarë të kombit që nisën rrugëtimin e idesë së lirisë, idesë së shtetit kombëtar të shqiptareve”.
Në një fjalë rasti në ceremoninë e përurimit, Veseli tha se do të vazhdojë të përkujtojë veprat e baballarëve të kombit.
“Do të dëshmojmë se jemi të përgjegjshëm e të vëmendshëm për sakrificën që baballarët e kombit kanë bërë për liri”.
Veseli falënderoi të gjithë për pjesëmarrje në këtë ceremoni.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...