Po vazhdon presioni nga jashtë tek pjesëtarët e komunitetit serb në Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe pas kalimit në lexim të parë të pakos ligjore, e cila i hap rrugë FSK-së për t’u bërë ushtri.
Merret vesh se edhe sot janë dorëzuar disa kërkesa nga këta pjesëtarë të FSK-së nga komunitetit serbë, cilët kanë kërkuar ta dorëzojnë detyrën.
Këtë e ka konfirmuar për RTK ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, i cili ka thënë se kërkesat nga serbët për largim nga FSK, janë në rritje. “Kjo gjë sipas tyre po vjen si pasojë e presionit të madh që po vjen nga jashtë”, ka thënë Rrustemi.
Ai ka treguar se deri më tani 52 pjesëtarë të komuniteti serb e kanë dorëzuar detyrën, ndërsa kërkesat e këtyre të fundit do të shqyrtohen sipas procedurave ligjore që janë në fuqi.
E për largimin e pjesëtarëve serb sot foli edhe kryeminstri Ramush Haradinaj.
Ai në një ligjëratë që mbajti para studentëve të AUK-ut, u bëri thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb që mos ta lënë detyrën në insitucionin më kredibil në vend./RTK/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...