Ramush Haradinaj ka paralajmëruar shkarkimin e Musa Cenën, Zëvendësministrin e arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet e ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Nga Vrella e Istogut, Kryeministri ka thënë se Cena do të largohet nga Qeveria.
“Në këto raste po, lirim. Nëse aktakuza është për kohën e përgjegjësisë po”, ka thënë Haradinaj.
“Organet e drejtësisë po bëjnë punën e vetë. I përgëzojmë për punën e mirë”, ka shtuar ai.
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Cenës një muaj paraburgim një ditë pasi është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me një zyrtar të Komunës së Rahovecit dhe një biznesmeni.
Cena do të jetë zyrtari i parë që pritet të shkarkohet meqë ballafaqohet me akuza për korrupsion gjatë kohës sa po ushtron pozitë në Qeverinë e Kosovës.
Sidoqoftë, Shefi i Qeverisë i ka përgëzuar organet e hetuesisë që kanë arritur ta zbardhin një rast korrupsioni ku i përfshirë është zyrtari i AAK’së.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...