Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me një sulm që është bërë sot në Istog ndaj dy autobusëve me pelegrinë serb që po vizitonin një tempull fetar.
Haradinaj sulmin në fjalë e ka cilësuar të papranueshëm dhe të dënueshëm pa marrë parasysh kryerësit apo motivet, transmeton Indeksonline.
Haradinaj tutje ka kërkuar nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.
Ndryshe sipas Policisë së Kosovës, nga ky sulm përpos dëmeve materiale nuk është lënduar asnjë person.
Postimi i plotë:
Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasyshë kryersit apo motivet. Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.
RH
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...