Kryeministri Ramush Haradinaj është nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka hapur me rastin e vdekjes së- ish presidentit George H.W.Bush.
“Me respekt të madh për një lider, i cili përfaqësonte vlerat më të përsosura të popullit amerikan, sot kam nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, me rastin e ndarjes nga jeta të Ish-Presidentit George H.Ë. Bush. Njëkohësisht, ua përcjella ngushëllimet e mia Qeverisë së ShBA-së, popullit amerikan dhe familjes Bush”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell lajmi.net.
Ai ka thënë se Presidenti Bush Senior, do ta ketë gjithmonë një vend nderi në kujtesën e popullit tonë, si dritë shprese për liri dhe demokraci për Kosovën.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...