Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj mori pjesë në Ditën e Përkujtimit të Britanisë së Madhe për të gjithë të rënët e saj, në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore
“Kosova dhe populli nuk do ta harrojë asnjëherë sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe të ushtarëve britanikë që shërbyen në misionin paqeruajtës në Kosovë”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën e Përkujtimit të Britanisë së Madhe për të gjithë të rënët e saj, në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore, që u mbajt në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve britanikë, veçanërisht të atyre që humbën jetën në shërbim në Kosovë, ceremoni kjo e organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë.
“Pasi bëri homazhe pranë pllakës përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, kryeministri Haradinaj vlerësoi lart ndihmën e pakursyer që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në gjitha etapat e shtetndërtimit dhe konsolidimit, duke mos harruar edhe kontributin që kanë dhënë ushtarët britanikë që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në vendin tonë”, bëhet e ditur në komunikatë.
Një fjalë para të pranishmëve e mbajti ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell, i cili tha se sot kujtojnë të gjithë ata që kanë dhënë jetën e tyre për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar dhe në veçanti ata që shërbyen në Kosovë.
Të pranishëm ishin edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, ambasadorë të akredituar në Kosovë, pjesëtarë të KFOR-it dhe personalitete tjera.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...