Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, nga Shqipëria, i cili shoqërohej edhe nga anëtarët e kryesisë, Galip Taho dhe Aqif Rakipi, me të cilët ka biseduar për zhvillimet mbarëkombëtare politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve.
Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar kryetarin Idrizi për prioritetet e Qeverisë veçmas në zhvillimin ekonomik, proceset eurointegruese dhe bashkëpunimin ndërfqinjësor si një parakusht për integrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.
Duke i falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që shteti shqiptar ka dhënë për Kosovën në momentet më të vështira, kryeministri Haradinaj tha se edhe tani është i domosdoshëm bashkëpunimi politik institucional për rrugën eurointegruese të dy vendeve.
“Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, në vazhdimësi ka synuar promovimin e çështjes shqiptare, si parti e kauzave kombëtare dhe mbrojtjes së diasporës.
Bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm dhe uroj që një rrugëtim i tillë të na përcjellë çdoherë”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërkaq, kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritje. /arbresh.info/


26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...