Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se dikush ia ka ndërruar vendimin e Qeverisë, por ka hezituar t’ia përmendë emrin.
Në pyetjen e BIRN se kush ia ka hequr emrat nga vendimi i marrë më 24 korrik, ai thotë “Dikush po, dikush po”.
“Ku me i gjet ata. Unë kam deklaru në paraqitje publike që janë katër, po në disa raste kam dëgju që është praktikë që nuk qohen 4 për I ven por është praktikë që shkojnë dy. Sigurt nuk muj me precizu”, tha Haradinaj.
Në pyetjen se a i ka hequr ai emrat, kryeministri thotë se ‘Mu nuk m’kujtohet që i kam hjekë unë’.
Ndërsa i pyetur se kush, Haradinaj përgjigjet ‘Dikush po, dikush po’.
Për pozitën e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, ishin miratuar 4 emra: Petrit Pepaj, Bekim Jakupi, Përparim Kabashi dhe Fadil Ismajli. Dy të fundit ishin hequr në mënyrë të dyshimtë nga lista, ani pse ishin votuar në mbledhjen e Qeverisë.
Hulumtimin e plotë të ‘Drejtësia në Kosovë’ për këtë rast mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...