Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka lëshuar takimin i cili ka filluar në ora 16:00.
Pas gati dy orëve prapa dyerve të mbyllura ai ka lëshuar takimin e të deleguarve të presidentit amerikan Donald Trump, raporton arbresh.info.
Në presidencë morën pjesë zyrtarë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë John Erath dhe Brad Berkley, kurse nga liderët tanë është presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Pas daljes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ekipit të tij askush nuk është prononcuar për mediat.
Jo zyrtarisht mësohet se takimi është duke vazhduar tashmë vetëm më Presidentin Thaçi.
Kujtojmë se gjatë ditës grupi i njëjtë ka mbajtur takime të ndara me krerët e institucioneve.
Arbresh.info do t’ju mbajë të informuar nga Presidenca ku edhe po mbahet takimi./Arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...