Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i PSD-së, u është kundërpërgjigjur akuzave nga Lëvizja Vetëvendosje, që pak më parë në konferencën e mbajtur për media, shtruan pyetje se mos Ahmeti është aksionar në Albi Mall.
Ahmeti në një përgjigje për KTV-në, tha se nuk mund të komentoj akuza qesharake të Liburn Aliut, i cili edhe vetë ka dhënë leje për Albi Mall.
“Pak ditë më parë kompania më e madhe botërore Indietex ka ardh në Prishtinë. Në qoftë se unë ju gëzohem këtyre lajmeve atëherë qenkam aksionar? Si duket inatet personale mbizotërojnë arsyen”, ka thënë Ahmeti.
Lëvizja Vetëvendosje sot në një konferencë për media, me deputetin Liburn Aliu dhe anëtarin e kryesisë Arbër Vokrri akuzoi Ahmetin për ndërtimet pa leje në kryeqytet.
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...