Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të Pal Lekajt ndaj kritikave të dhëna dje të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Në llogarinë e tij në facebook, Krasniqi i ka quajtur të thata, fjalët e Lekajt, ndonëse janë gjëra të imëta dhe nuk iu jepen aspak rëndësi.
”Qe tridhjetë vjet bëjmë çudira me fjalë!
Kur po i lexoj reagimet e politikajve ndaj një deklarate, sigurisht të gabuar të Pal Lekajt, po habitëm sesa rëndësi i japim fjalës, sa karshillëk i bëjmë gjërave të imta dhe shkojmë deri në anatemim e linçim të njeriut?!
Qe tridhjetë vjet në historinë tonë kanë filluar të vlerësohen “fjalët e thata patriotike” e jo të bëmat atdhetare! Madje fjalët sikur kanë marrë peshë edhe më shumë se flijimet e shumta për komb e atdhe, për liri e pavarësi?!
Pastaj, që më shumë se 20 vjet, më shumë është folur për fjalën e thënë të UÇK-së në varrimin e Llaushës sesa të gjitha pushkët tjera të filluara nga 30 dhjetori i vitit 1991! Dhe ajo ditë u bë Dita e parë publike e UÇK-së?! Fjalët i shukatën pushkët!
E sot u fol e u përfol një deklaratë e thënë me fjalë, u fol më shumë sesa për të gjitha gabimet faktike të diplomacisë sonë që kanë ndodhur që një dekadë! E u bë shumë e madhe një fjalë e gabuar e Ministrit të Infrastrukturës. Sesi na përfaqëson Diplomacia dhe sesi përfaqësohet populli ynë në institucione, pak ka rëndësi.
Çka të themi? Por një gjë po dihet: Aty ku mungojnë veprat e mira, ka shumë fjalë të thata. E fjalët e thata janë si suret e gjata.
S’ka dyshim, fjalët duhet të mendohen e peshohen mirë, por fjala e pa menduar mirë është hiq gjë para veprimeve të liga që na ndodhin përditë para syve tanë! Dhe për pasojë i heshtim, siç heshtin varret” shkruan Krasniqi.
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë