sh-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), historiani Jakup Krasniqi, me rastin e shënimit të 21-vjetorit të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, ka thënë se pa epopenë e Jasharëve në Kosovë nuk do të nxehte dielli i lirisë dhe pavarësisë.
Për më shumë se dy dekada pas kësaj ngjarje të rëndësishme për vendin dhe kombin shqiptar, ai ka thënë se fitorja është e madhe, por jo e plotë.
Krasniqi në një intervistë për “Epoka e re” ka deklaruar se Prekazi i Poshtëm dhe Lagjja e Jasharëve janë bërë qendra të pelegrinazhit për të gjithë shqiptarët, ndërsa Adem legjendari kryesimbol i lirisë dhe i pavarësisë sonë.
Ai ka thënë se është koha që institucionet shtetërore t’i kushtojnë vëmendje të shtuar dhe serioze Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, që është bazamenti i lirisë dhe i shtetit tonë.
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares