Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar publikimin e Formularëve të rezultateve për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare që u mbajtën të dielën në Kosovë.
Deri më tani në sajtin e KQZ’së janë publikuar formularët për Leposaviqin, Shtërpcën, Mamushën, Zubin Potokun dhe Graçanicën.
Kujtojmë që fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sipas KQZ’së publikimi i këtyre formularëve janë vetëm për rezultatet preliminare.
Kujtojmë që kanë mbetur për tu votuar edhe votat me kusht dhe ato të diasporës.
KËTU mund t’i shikoni rezultatet për komunat e lartcekura./Arbresh.info/
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...