Ushtria e Serbisë tash e tutje do të udhëhiqet nga një serb i Mitrovicë.
Kjo pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se ka pranuar kërkesën e shefit të deritashëm të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, për pensionim.
Dikoviq do të zëvendësohet në këtë pozitë nga Milan Mojsiloviq, i cili deri tash ka shërbyer në ministrinë e Mbrojtjes në Serbi.
Mojsilloviq ka lindur më 3 gusht 1967 në qytetin e Mitrovicës.

Ndryshe komandanti i deritanishëm Dikoviq ka qenë komandant i brigadës së 37-të të ushtrisë jugosllave.
Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi pati thënë se posedon dokumente që tregojnë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rezallë kanë marrë pjesë ushtarët e brigadës 37.
Dikoviq i ka mohuar këto pretendime dhe prokurorët serbë nuk kanë ngritur ndonjë akuzë kundër tij.

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”