Vetëm 3 nga 9 për qind të kuotës së përcaktuar nga Bashkimi Evropian për efiçiencë të energjisë, ka arritur ta plotësojë Kosova nga viti 2009.
Për ta arritur këtë target të BE-së, Ministria e Zhvillimit Ekonomik kishte marrë kredi në vlerë prej 30 milionë eurosh nga Banka Botërore, raporton KTV.
Nga 140 objekte që ishin planifikuar të realizoheshin me masat efiçiente, u arritën më pak se 40 sosh.
Bashkimi Evropian i ka vënë kusht Kosovës që deri në vitin 2020 të kursejë 9 për qind të konsumit të energjisë përmes këtyre masave.
Për t’i përshpejtuar procedurat, po pritet krijimi i një fondi të veçantë, përmes Ligjit për efiçiencë.
Fondi do t’i ketë në menaxhim 10 milionë euro, grant nga Bashkimi Evropian dhe 1 milion nga Qeveria.
Mirëpo, nëse nuk arrihet kuota, do të shtyhet edhe anëtarësimi në BE.
Televizioni ka kërkuar të dhëna nga Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë e cila është nën menaxhim të MZHE-së.
Por, ky organ nuk ka dhënë asnjë sqarim./KTV/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...