Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se asnjëherë nuk e kanë përkrahur idenë për korrigjimin e kufijve.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se shteti i tij asnjëherë nuk ka thënë se përkrah një marrëveshje për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës-Serbisë, por vetëm kanë shprehur qëndrim që dy palëve duhet t’iu jepet hapësirë për të dialoguar për atë që duan.
“Dua të them që është mendim i qeverisë amerikane që negociatorët e të dyja palëve duhet të kenë liri që të vendosin vetë për çfarë duan të flasin. Kur Qeveria amerikane tha vitin e kaluar se nuk do të kundërshtonim bisedën për rregullimin e kufirit, nuk thamë se e parapëlqejmë rregullimin e kufirit, por vetëm po themi që negociatorët duhet të jenë të lirë të bisedojnë për atë që duan”, ka thënë ai për rajonipress.
Për rikthimin në dialog, kreu i Ambasadës amerikane thotë që pala kosovare duhet të marrë vendim për pezullimin e taksës.
“Pra ne mendojmë që nga pala kosovare do të duhej të kishte një pezullim të përkohshëm të taksës si hap i parë për rikthimin e dialogut, por të njëjtën kohë kërkojmë që edhe Beogradi të ndërmerr hapa për fillimin e procesit sërish”, ka shtuar ai.
Teksa ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kosnett ka thënë se dy qeveritë, në Prishtinë e Beograd duhet t’i qasen në mënyrë kreative bisedimeve, dhe në të drejtën e tyre për kompromis të marrin edhe hapa që ndoshta nuk janë të popullarizuar as në Kosovë e as në Serbi.
“Së pari për dialogun pozicioni i Qeverisë amerikane është që dialogu është i nevojshëm që të krijojë paqe, drejtësi dhe prosperitet për qytetarët e vendit, prandaj fuqimisht e mbështesim kthimin e shpejt në dialog. Ne besojmë se të dyja qeveritë, ajo e Prishtinës dhe e Beogradit duhet të ndërmarrin hapa dhe t`i qasen dialogut në mënyrë kreative si dhe në të drejtën e kompromiseve dhe të ndërmarrin hapa që ndoshta nuk janë të popullarizuar për asnjërin vend”, potencon ambasadori amerikan.
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...
Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet ale...
I vërshëruar nga ofertat, Lewas iu ofrohet kontrata e re nga...
Zgjedhjet në Bullgari fitohen nga Radev/ Exit pollet nxjerri...