Pas Apostoloves, edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka mirëpritur vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për largimin nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale zyrtarët e kësaj partie që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.
Përmes një shkrimi në Twitter, Kosnett, shprehet se shkarkimi i zyrtarëve me aktakuza duhet të ndodhë edhe në subjektet e tjera politike.
Ambasadori ka thënë gjithashtu se, pret që kjo nismë të zbatohet njëmend.
“Vendimi i PDK-së për të pezulluar ose shkarkuar zyrtarët e paditur nga zyra publike është një hap i mirëpritur. Do të shohim zbatimin e plotë dhe një përpjekje gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike për të adresuar korrupsionin sistematik? Nëse jo tani, kur?”, ka shkruar Kosnett.
Ndryshe,Kreu i PDK-së Kadri Veseli të enjten ka thënë se ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.
Me këtë vendim dje janë liruar nga detyra Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku si dhe këshilltari i kryeparlamentarit Nijazi Kryeziu.
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...