Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe
Teknologjisë Azem Guri, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Komunën e Tuzit. Hoti u prit në takim nga Kryetari i Kuvendit të Tuzit Fadil Kajoshaj, Nënkryetari i
Komunës Simon Ivezaj, Nënkryetari i Komunës Haris Ramoviç dhe Sekretari për Kulturë
Sami Raxhoviç.
Koordinatori Hoti prezantoi para përfaqësuseve të komunës Programin Nacional dhe Ndërshtetëror për Rininë duke premtuar se do t’i ofrojë ndihmë për implementimin.
“Programi Nacional për Rininë është një program i veçantë që lidh të rinjtë e të gjitha komuniteteve dhe u mundëson të rinjve që pa dallim të përfshihen në garë”, tha Hoti.
Kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj tha se është shumë i lumtur që po vihen themelet e bashkëpunimit me Kosovën me një projekt shumë të rëndësishëm për nxënësit.
“Çdo iniciativë nga Kosova është e mirëseardhur. Kjo e sotmja është hap shumë pozitiv për të nisur bashkëpunimin për nxënës”, tha Kajoshaj.
Ndërkaq, nënkryetari i komunës Simon Ivezaj theksoi gatishmërinë që së bashku të shohin mundësitë e implementimit të programit.
Nënkryetari i komunës Haris Ramoviç në emër të komunitetit boshnjak tha se është shumë i interesuar për zbatimin e Programit Nacional për Rininë edhe në Rozhajë e
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...