Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca para qytetarëve të pranishëm tha se hajnia në Kosovë ka metastazuar dhe se po vidhet më të madhe.
“Hajnia në Kosovë ka metastazuar po vjedhin i madh e i vogël në pushtet, në qeveritë e kaluara herë vidhnin me zarf, herë me qese, herë me thes por sot hajnia e ka marr kamionin dhe sot po vidhet me shleper”, ka thënë Konjufca, shkruan arbresh.info.
Ai tha se korrupsioni në Kosovë është i shpërndarë në çdo pore të institucioneve të Kosovës.
“Çdo raport që po vjen te ne edhe prej nga organizatave të huaja po e thotë qartë se korrupsioni në Kosovë dhe hajnia janë endemike të shpërndara në çdo pore të institucioneve të Kosovës. Dhe ne mendojmë se ajo çfarë është më e nevojshmja në Kosovë është një proces i thellë i vetingut edhe në gjyqësor edhe në polici edhe gjitha institucionet që po vendosin për neve”, është shprehur ai.
Konjufca tha se sot janë mbledhur për t’u thënë boll hajnave në pushtet dhe se shoqëria duhet të ndahet nga regjimi korruptiv.
“Sot jemi mbledhur për me thënë boll ma hajnat në pushtet, populli ka nevojë për qeverisje të re, shoqëria jonë ma shumë se kurrë ka sot nevojë mu shkëput prej regjimit korruptiv në nuk do ndalemi deri sa kjo të ndodh në Kosovë”, ka përfunduar Konjufca./Arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...