Komunat e Kosovës për shërbimet e njëjta që ua ofrojnë qytetarëve aplikojnë tarifa të ndryshme.
Një lidhje e kurorëzimit në Komunën e Prishtinës kushton 15 euro, në Lipjan kushton 10 euro, në Mitrovicë 8 euro, në Shtime e në Gjilan për të njëjtën paguhet 5 euro. Por këto tarifa nuk janë të vetmet që paguhen ndryshe, të tilla ka edhe për shërbime të tjera që qytetarët kryejnë në komunat prej nga vijnë
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin e auditimit të performancës për menaxhimin e të hyrave në nivel komunal ka evidentuar se për shërbimet e njëjta që u ofrohen qytetarëve nëpër komuna përdoren tarifa të ndryshme.
Përderisa për një lidhje të kurorëzimit jashtë objektit të Komunës së Prishtinës qytetarit i duhet të paguajë 100 euro, i njëjti shërbim në Komunën e Lipjanit kushton 80 euro, në Shtime njësoj si në kryeqytet 100 euro, derisa në Komunën e Mitrovicës çmimi është më i ulët deri në 25 euro e në Gjilan 50 euro, shkruan Zeri.
Duke iu referuar gjetjeve të Auditorit, ndërrimi i emrit personal në Prishtinë kushton 10 euro, korrigjimi i emrit personal 2 euro, lëshimi i ekstraktit 1 euro, e certifikata e nënshtetësisë 2 euro.
Për dallim nga Komuna e Prishtinës, në Komunë të Lipjanit për ndërrimin e emrit personal paguhet 10 euro, korrigjimi i emrit personal 3 euro, lëshimi i ekstraktit 1 euro e lëshimi i aktit të vdekjes 3 euro.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...