Komuna e Prishtinës emëron 24 drejtor të ri të shkollave
Sipas njoftimit, janë realizuar intervistat për 24 institucione kurse në 4 prej tyre janë anuluar për shkak të mos performancës së mirë të të intervistuarve.
“Janë realizuar intervista për 24 institucione të tilla, në 4 prej të cilave është dashur që të anulohet konkursi për shkak të performancës jo të mirë të të intervistuarve. Drejtorët dhe zëvendës drejtorët e zgjedhur do të fillojnë punën nga 1 dhjetori, kurse në 4 shkollat e mbetura do të caktohen ushtruesit e detyrës deri në konkursin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.
Tutje njoftimi sqaron se komisioni përzgjedhës ka qenë i përbërë nga përfaqësues të MASHT dhe vet komunës.
“Pjesë e komisionit përzgjedhës, të menaxhuar nga Zyra për Burime Njerëzore, kanë qenë dy përfaqësues të Komunës së Prishtinës, dhe një përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, thuhet në njoftim.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...