Ditën e premte media, pati raportuar se disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, më saktësisht në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Sipas banorëve të kësaj ane, ata janë afruar shumë afër pronave të tyre, derisa kanë lëvizur lirshëm këndej kufirit.
Sot, ekipi i medias ka qëndruar në fshatin Dumnicë për të mësuar më shumë rreth kësaj situate. Ndërkohë, që atje kanë takuar ushtarët e KFOR-it, ata amerikan dhe çek.
Po të njëjtit, thanë se po bëjnë patrulla të vazhdueshme pas raportimit të medias se disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë parë në territorin e Kosovës.
Ushtarët e KFOR-it, posedonin edhe fotografitë e siguruara nga media, derisa kanë treguar se po merren me rastin në fjalë.
Ndërkohë që ata nuk kanë pranuar të japin ndonjë prononcim lidhur me këtë çështje.
Kujtojmë faktin se kjo nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe në forma të ndryshme mundohet të kalojë kufirin e Kosovës
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë