Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka organizuar Konferencën e Tetë Vjetore. Ku po marrinë pjesë Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme; Blerim Isufaj, kryesues i Këshillit Prokurorial.
Kryesuesi i këshillit gjyqësor i Kosovës Nehat Idrizi, ka thënë se Ky vit na gjeti përpara sfidave të shumta, e që po punojmë me qëllimin e krijimit të një sistemi, si ta rrisim efikasitet në 2019.
“Dua të ju përgëzoj për punën dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm për të promovuar punën efikase të Gjyqësorit, Siq jeni në dijeni Këshilli Gjyqësor ka të përcaktuar priotitetet e veta. Ky vite na gjeti përpara sfidave te shumta për këshillin dhe gjyqësorin në përgjegjësi. Ne fund të këtij viti këshilli gjyqësor ka arritur të përmbyll të gjitha pozitat që janë të lira të plotësohen. Para pak ditësh ishim dëshmitar se kuvendi i Kosovës kaloj disa pako ligjore të cilat do të jenë më efikase në punën gjyqësorë.
Integrimi i gjyqësorit nuk është se nuk përballet me sfida, e përveç kësaj duhet bëre përkthimi i dokumenteve në gjuhën që është e kuptueshme për të gjithë. Kemi pasur ndihëm e partnerëve ndërkombëtar duke paguar përkthyes. Një qeshje që kërkon përkushtim është funksioni i gjykatës së apelit është vendosur në ish gjykatën e qarkut në Mitrovicë për katër komunat veriore.
Ne punojmë me qëllimin e krijimit të një sistemi se si ta rritim efikasitet në 2019-të”, ka thënë Idrizi.
Ndërsa Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme, tha se duke vendosur drejt qytetareve do tu kthehet shpresa dhe besimi në drejtësi.
“Përkundër mungesës së kapaciteteve profesionale, buxhetore, gjykatat në Kosovë ia kanë dal në zvogëlojnë numrin e lëndëve të grumbulluara,
krahasuar me vitet paraprake, kanë shqiptuar dënime edhe për personat e politikës, qoftë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion, qoftë për
vepra tjera penale. Pushteti gjyqësor në vend ka bërë hapa të mëdhenj në sigurimin e drejtësisë për të gjithë, por, kjo nënkupton një punë të
çdoditshme që pak shihet dhe pak raportohet. Fokusi më tepër është tek rastet sensacionale, të cilat, nga gjykata, sërish duhet të trajtohen njësoj si çdo rast tjetër. Vetëm me drejtësi dhe duke u bazuar në prova.
Viti 2018 ka qenë një vit kur sytë e qytetarëve u drejtuan kah gjyqësori, me shpresën se ne do ta përcaktojmë të ardhmen lidhur me liberalizimin e
vizave. Në këtë kuptim, krerët e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial u mobilizuan dhe u vendos që rastet e shenjëstruara për liberalizim vizash të
trajtohen me prioritet. Kjo edhe ka ndodhur. Gjyqësori e ka dhënë kontributin e tij në vendosjen e këtyre lëndëve me prioritet. Por,
pavarësisht qëllimeve shtetërore, gjyqësori si pushtet, qëllim kryesor e ka vendosjen me drejtësi për secilin. Duke vendosur drejtë, qytetarëve të
këtij vendi do t’ju kthehet shpresa dhe besimi në drejtësi. Pavarësisht se në gjykatë, njëra nga palët në kontest, ngelet e pakënaqur, kur vendoset me
drejtësi, kjo pakënaqësi ngelet në ato limite. Në anën tjetër, shterja e mjeteve juridike për të realizuar të drejtën e vet secili, është njësegment dhe e drejtë tjetër, e cila nuk mund t’i mohohet askujt”, tha ai.
Edhe, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, thotë se Sot është një rast i mirë te tregojmë se qfar përgjigje ju dhamë sfidave tona.
“Më kujtohet ku para një viti ishim në këtë sall dhe ishte koha e shumë nismave. Sot është një rast i mirë se qfar domethënie kishte ky vit për punën tonë, se qfar përgjigje ju dhamë këtyre sfidave.
Padyshim fituam respektin e partinëve tanë për të mos lanë anash patëm një rritje të pagave për gjyqtaret tanë, për një vitë bashkërisht ndërtuam një klimë të re, Ka pas momente te rëndësishëm ne ketë vit.
Ishte një vitë i mbarë në shumë drejtime a është kjo e gjitha që mund të bëjmë që qytetaret të kanë besim në punën tonë natyrisht se jo, duhet të japim akoma me shumë nga vetja në raport me drejtësinë.
Ligjet e reja që janë miratuar kërkojnë punë të mëdha .Prandaj një punë e madhe na pret në të ardhmen e afër, atëherë kur ne vitin e ardhshëm të ulemi përsëri dhe të bisedojmë për të ardhëm e vendit tonë. Nga ana ime do të keni një mbështetje gjithmonë”, tha Tahiri. Shkruan /Arbresh.info/.

DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...
Stavileci, PDK: Gjysmë ore kohë për të votuar, hap vendimtar...
Prokuroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për n...