Prokurori Special Sylë Hoxha tha të premten se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që t’ua caktojë masën 30 ditëshe të paraburgimit tre të arrestuarve të sotëm në Mitrovicën e Veriut rreth vrasjes së ish liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Hoxha tha se ndaj katër të arrestuarve të sotëm fillimisht është caktuar masa e ndalimit 48 orësh policor, derisa të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake.
“Në ndërkohë i jemi drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të arrestuarve me përjashtim të njërit prej tyre i cili është ndaluar për pengim të personit zyrtar”, tha Sylë Hoxha.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...