Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar për paralajmërimin e Listës Serbe për t`u bashkuar me opozitën kosovare për të rrëzuar qeverinë Haradinaj.
Ai ka thënë se Lista Serbe duhet të heq dorë nga “kërcënimet boshe” dhe se serbët ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se, siç thotë ai, janë qytetarë të Republikës së Kosovës, përcjell lajmi.net.
“Qeveria Haradinaj respekton të gjitha obligimet kushtetuese ndaj partnerëve të koalicionit. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ekzekutivi i Republikës së Kosovës merr vendime të pandikuara nga shtetet fqinje. Prandaj edhe Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë qytetarë të Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Lekaj.
Lekaj po ashtu ka thënë se nuk kanë frik nga zgjedhjet, për te cilat thotë se ato janë larg.
“Ne do vazhdojmë të qeverisim me vendin pavarësisht që çdo javë po “bie qeveria” herë nga Lista Serbe e herë nga të tjerët. Ne nuk kemi frikë nga zgjedhjet ndonëse ato janë larg”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...