U deshtë Samiti i Berlinit e më pas edhe Samiti Brdo-Brijuni në Tiranë, që dy krerët e shtetit të Kosovës të replikojnë nga larg ndaj njeri-tjetrit.
Deklarata nga presidenti Thaçi se “Kosovës i duhet një qeveri që punon më mirë, e jo që jep deklarata patriotike”, po shihet vetëm sa për konsum publike dhe asgjë më shumë.
Të paktën këtë mendim e kanë njohësit e çështjeve politike në vend.
Politologu, Ramush Tahiri, thotë për arbresh.info se në këto deklarata asgjë s’ka të vërtetë.
Sipas tij, e terë platforma e tyre është për ta zhvatur shtetin dhe ndarja e tenderëve i bënë bashkë përsëri.
“Do të ishte mirë të ishte paralajmërim, por këto janë vetëm konsum për opinion pa ndonjë paralajmërim real a po platforma. Krejt platforma reale e tyre është më zhvat shtetin dhe më nda pasurin përmes tenderëve. Vetëm kundër popullit po punojnë. Parimisht Qeveria duhet të punoj e jo të bëjnë patriotizëm as Presidenti s’bon mi ba këto deklarata. Është mirë që mos t’i kenë vetëm fjalë deklarimet e tyre. Presidenti s’mundet më rrëzu qeverinë mundet më e rrëzu vetëm partitë parlamentare më iniciativa të ndryshëm”.
Se ka përçarje tash e një kohë të gjatë mese dy liderëve të vendit e thotë edhe analisti Blerim Burjani.
Për dallim nga Tahiri, sipas Burjanit, presidenti Thaçi tash e një kohë është duke tentuar ta rrezoj këtë qeveri.
“Tash e një kohë të gjatë kjo qeveri me një Kryeministër zhvatës të buxhetit, flet saktë në mënyrë patriotike që nuk ia lëshon udhën me deklarata të kësaj natyre as Thaçi, i cili po ashtu është kreator dhe udhëzues edhe për politikën zhvatëse dhe kapse të shtetit. Deklaratat e tilla patriotike dhe pasurimi pa bazë e karakterizon këtë spektër të PAN, si parti që kapën shtetin për 20 vjet me radhë, e lan shtetin pa drejtësi dhe funksionim të gjyqësisë normale. Është fakt se raportet Thaçi-Haradinaj dhe Haradinaj-Veseli janë qe një kohë të gjatë duke përjetuar gjendje negative kronike, me zhvillime ciklike negative herë më shumë e herë më pak, herë edhe në kufijtë të prishjes së koalicionit të tillë që është emërtuar si koalicion për të bërë para dhe pasurim pa bazë përmes formave të shumta zhvatëse, rritjes së pagave , me numër të madh ministrash dhe me kontrolle të pasurive publike. Thaçi gjatë gjithë kohës e ka paralajmëruar Haradinajn se mund të jetë fundi i qeverisë së koalicionit, por Harainaj ka vazhduar të tregojë tregime patriotike”.
Madje Burjani, tregon edhe kush mund ta marr një iniciativë për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.
“Iniciator eventual mund të jetë Kadriu, edhe ky ka pas ndal disa iniciativa të tipit moral, jo të zbatueshëm në praktikë dhe e pamundshëm. E kam një përshtypje se ka probleme të mëdha të njohurive andaj shumica e iniciativave po ashtu janë patriotike dhe me probleme të konkretizimit efektiv dhe serioz. Pra, ka iniciativa jo krejtësisht serioze për shkak se nuk mund të konkretizohen me efektivitet. Tjetër me pas vullnet, normal se edhe Kadriu nuk ia lëshon udhën fare Haradinajt për patriotizëm. Për këtë arsye kam thanë se PAN-i janë një me veprime zhvatëse”, ka përfunduar Burjani.
Nuk është hera e parë që presidenti Thaçi dërgon selame në adresë të ekzekutivit, dhe kjo është shpeshtuar që nga vendosja e taksës dhe rezistimi i Haradinajt edhe në prani të vendeve mike të Kosovës se taksa nuk hiqet deri në një dakordim për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë./V.Selimi/arbresh.info/
Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar
Naim Murseli s’e thotë asnjë fjalë për pamjet që u shfaqën p...
Aksion i Prokurorisë Speciale për krim të organizuar e rrëmb...
Partia e Socialistëve Evropianë mbështet VV-në dhe Kurtin në...
Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e U.D. K...
Mbi 1400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e...